FOTO/ ‘Dje dhe Sot’… Kur ndërtohej rruga Elbasan-Librazhd dhe si ka ndryshuar ndër vite

Shqipëria prej shumë vitesh është një vend në rindërtim, por ky zhvillim i hovshëm nuk ka kaluar pa lënë gjurmët e veta edhe në peizazhin natyror, sidomos në 30 vitet e fundit.

Sot “Priza.al” sjell një fotogaleri interesante me pamje që i përkasin ditëve të sotme por edhe atyre të shumë viteve më parë, kur rrugët nisën për herë të parë të ndërtoheshin në të gjithë Shqipërinë.

Fotogaleria e sotme i përket pamjeve të ndryshme në kohë por nga vende të njëjta, përgjatë rrugës automobilistike Elbasan-Linbrazhd, pjesë e aksit kombëtar Tiranë-Korçë dhe pjesë e “Korridorit 8”.

1 shekull nga ndërtimi i rrugës Librazhd - Elbasan - Librazhdi Info

Këto poza janë bërë të mundura nga koleksionisti Kozma Borova, i cili ka arritur të mbledhë por edhe të realizojë vetë, foto nga vende të njëjta duke sjellë ndryshimin në vite.

“Foto janë bërë nga i njëjti pozicion apo kënd i të njëjtit vend, por në dy kohë të ndryshme”,- thotë autori i tyre.

Por ajo që është shumë interesante, është ndryshimi ndër vite i këtyre vendeve, sidomos në peizazhin natyror ku dhe janë ngritur këto vepra infrastrukture. Disa foto u përkasin “kthesave të Murrashit” në afërsi të Librazhdit, apo qafës së Mirakës, po në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd.

Historia

Në vitin 1900, në qeverinë Turke, u ngrit problemi i ndërtimit të një rruge kryesore, që të lidhte Stambollin, me viset perëndimore të Perandorisë, e konkretisht përgjatë rrugës së lashtë romake “Egnatia” (e përzgjatura).

Më 1902 u fillua puna në dy drejtime për ndërtimin e kësaj rruge nga Manastiri e Elbasani.

Në fazën e parë u krye një pjesë, aksi Manastir-Ohër dhe nga drejtimi tjetër Elbasan-Fush Buall-Polis (Librazhd). Pas vitit 1908 u ndërtua një segment prej Qukësit në Hotolisht, nga një kompani ushtarësh turq.

Viti 1927 ndërtimi i aksit rrugorë Librazhd – Elbasan / Foto segmenti rrugor i Murrashit

Popullsisë vendase i’u vunë taksa, por rruga nuk u përfundua kurrë. Kështu, viti 1912, e gjeti Shqipërinë vetëm me 160 km rrugë për qerre.

Më 15 mars 1925, midis qeverisë Shqiptare me në krye Mbretin Ahmet Zogu dhe asaj italiane me në krye Benito Musolinin, nëpërmjet një grupi financiar krijuar posaçërisht për këtë qëllim, u nënshkrua marrëveshja për t’i dhënë Shqipërisë një hua.

Në bazë të kësaj marrëveshje, më 23 prill 1925 u krijua shoqëria “SVEA” (Societa per il Svilupo Ekonomiko d’Albania).

No photo description available.

Një shekull nga ndërtimi i rrugës Librazhd – Elbasan

Gjatë vitit 1926 deri në 1936 u ndërtuan Urat e Murrashit dhe Librazhdit, ku nga kjo sipërmarrje Italiane, shumë punëtorë ishin marrë nga fshatrat e Librazhdit, të cilët përfituan një ekonomi të mirë.

Aksi rrugor Tiranë-Elbasan-Korçë përfundoi në vitin 1933 dhe ceremonia u bë në Elbasan, ndërsa në vitin 1973, përfundoi tuneli i Mirakës, pjesë e rrugës nacionale Librazhd-Elbasan.

No photo description available.

Ne ju ftojmë që të shikoni këtë fotogaleri interesante.

May be an image of mountain and text

May be an image of mountain and text

May be an image of mountain, tree, road and text

May be an image of mountain and text that says "Mirake, Elbasan, 1918-2015"

May be an image of road, mountain and text

May be an image of tree, road and text

May be an image of train, railway and text

May be an image of mountain and text

May be an image of road and text

May be an image of outdoors and text

May be an image of road, mountain and text

May be an image of mountain, tree, road and text

May be an image of road and text

May be an image of mountain, tree, road and text

May be an image of mountain, tree, road and text

May be an image of ‎road and ‎text that says "‎LUCE ISTITUTO LUCE ISTITUTO LUCE ISTITUTO LUCE ISTITUTO LU LUCE ISTITUTO LUCE ISTITUTO LUCE ISTITUTO LUCE ISTITUTO LU LUCE ISTITUTO LUCE ISTITUTO LUCE ISTITUTO LUCE ISTITUTO LU LUCE ISTITUTO LUCE ISTITUTO LUCE ISTITUTO LUCE ISTITU ISTITUTO LUCE ISTITUTO LUCE ISTITUTO LUCE STITUTO LUCE ISTITUTO LUCE STITUTO LUCE ISTITUTO STITUTO 2 Mirake, rruga Elbasan Elbasan-Librazhd, ne vitet 1940 dhe 2016 رسو Google‎"‎‎

May be an image of mountain, tree, road, sky and text

May be an image of road, mountain, tree and text

/Foto: Kozma Borova/Përshtati: Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *