23-vjeçari Fazli Hoxha mbeti i vdekur nga të shtënat me armë mbrëmjen e djeshme në Klinë të Kosovës.
Mësohet se ai sapo kishte dalë me familjen nga lokali ku kishin konsumuar darkën, kur disa persona nisën të qëllonin me armë drejt tyre.
Sakaq, katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shoqëruar, njofton Policia e Pejës.
Bëhet me dije se mes familjes së Hoxhës dhe autorëve ka pasur përleshje fizike, ku janë përdorur dhe shkopinj druri.