Është kthyer në lajmin kryesor të mediave roz por jo vetëm… por milionerin amerikan që synonte të bënte një orgji me 21 modele bukuroshe nga Ukraina, tani e ka punën ‘pisk’.
Ai organizoi një sesinion skandaloz me modeleve të zhveshura në ballkonin e një suite luksoze hoteli në Dubai, por ekspozimi i modeleve nudo në ballkon do ti kushtojë një burgim prej 18 muajsh sipas ligjit të Emirateve të Bashkuara dhe një gjobë marramendëse.
Ndërsa modelet e fotografua të zhveshura, thuajse të gjitha nga Ukraina, janë ende në paraburgim, në pritje të deportimit, sipas raportimeve nga Kievi.
41-vjeçari Vitaliy Grechin, besohet se është ende në paraburgim me gjithë raportimet paraprake se, ishte larguar nga Emiratet e Bashkuara.
Qytetari i dyfishtë amerikano-ukrainas, nga Kievi do të përballet më një vit e gjysmë burgim sipas mediave.
Ndërsa apartamenti i tij luksoz në kryeqytetin e Ukrainës, po kontrollohej dje nga autoritetet pas dyshimeve për një studio ilegale pornografie, raportonte rrjeti “TSN”.
Grechin është fotografuar më parë me një numër figurash të famshme në SHBA, si Barack Obama, Hillary Clinton, George Clooney, Sylvester Stallone, e Viktor Yanukovych i riu, biri i ish-presidentit të ndjerë të Ukrainës.
Lajmet nga Ukraina thonë se, 11 modele të përfshira në skandal pritet të deportohen së shpejti, por koha e saktë nuk bëhet e ditur. Vendimi konsiderohet i butë sipas ligjit mysliman ‘Shariat’, i cili parashikon dënime minimale me gjashtë muaj burg për thyerje të moralit publik.
Kreu i një kompanie ruse të teknologjisë, Alexey Kontsov, 33 vjeç, i përfshirë në fotot skandaloze të ballkonit, gjithashtu ka mbetur në burg në Dubai, shkruan “Daily Mail”.
Tetë vajza të tjera ukrainase ishin lejuar të ktheheshin në shtëpi, por nuk janë lejuar të flasin për incidentin e rëndë, që shkaktoi zemërim ndërkombëtar.
Një prej tyre raportohet se ka thënë: “Më kanë thënë që për disa kohë të mos e tregoj fytyrën time se do ta pësoj më keq. Të gjitha vajzat kanë frikë”.
Të tjera raportime thonin se, një grup modelesh të tjera të thirrura në foto-sesion kishin refuzuar të zhvisheshin. Në një prej fotove, Grechin shihet duke luajtur në piano në një apartament në Dubai, i rrethuar nga 21 gra të zhveshura.
Ndërsa një bashkëpunëtor i Grechin, milioneri francez Stephane Clavel, 44 vjeç, mohon se ka qenë prezent gjatë sesionit imoral të fotove në Dubai.
Më herët ai ka thënë për çështjen: “I njoh disa nga vajzat, por jo të gjitha, jemi miq. Unë e njoh Grechin, i ka fiksim fotografitë, ai bën miliona foto”.
“Zakonisht ai u jep pak alkool vajzave, që të jenë më shumë seksi, më të guximshme, dhe kështu kanë përfunduar të zhveshura në ballkon, por kjo është e jashtëligjshme në Dubai”.
Modelja Marianna Fedchuk, 21 vjeçe, e kthyer në Kiev tashmë nga Dubai, ka treguar se ka qenë atje me mikeshën e saj Olga Tatar, 23 vjeçe.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/