Eneo Sulejmanaj, 30 vjeç, është personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme tek Rruga e Kavajës në Tiranë, pas një operacioni antidrogë. Sulejmanaj tentoi të shmangte postbllokun e policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre. Me mjetin e tij tip Volkwsagen, Sulejmanaj goditi automjetin e efektivëe. Njëri prej tyre qëlloi në drejtim të 30-vjeçarit duke e lënë të plagosur.
Sulejmanaj ishte i shoqëruar në mjet me dy persona, Shkëlqim Ostrenin dhe Ildi Begajn, 26 vjeç dhe 20 vjeç. Antidroga e Tiranës i kishte prej kohësh në ndjekje tre të rinjtë që dyshohen si furnizues kokaine.