FOTO/ Dua Lipa nderon Amy Winehouse, shfaqet në ‘Brit Awards’ e veshur si ikona e muzikës

Këngëtarja me origjiën shqiptare, Dua Lipa i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj në ndarjen e çmimeve BRIT Awards 2021. Ajo nderoi ikonën e muzikës, Amy Winehouse duke u shfaqur me të njëjtin model flokësh që mbante Winehouse. Fustani që Dua kishte veshur ishte jashtëzakonisht i ngjashëm me fustanin e verdhë të Amy-t në vitin 2007. Në këtë ceremoni, Dua arriti të rrëmbejë çmimin “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për “Future Nostalgia”.

Dua u shpreh e ngazëllyer për triumfin duke thënë: “Dua të them falemindeit çdokujt sepse ky album më ka mësuar shumë, besim, fuqi dhe kurajo. Më ka dhënë shumë dashuri dhe miqësi dhe jam shumë mirënjohëse për të gjithë njerëzit që krijuan këtë album”.

Image

Image

Image

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *