Artistja me famë botërore, Dua Lipa i ka uruar të gjtihë ndjekësve të saj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Këtë ajo e ka bërë përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka shfaqur një buqetë lulesh, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj një urim të përzemërt.
“Muaji i Ramazanit: Shpresoj që muaji i shenjtë t’ju sjellë lumturi dhe paqe me bollëk për të gjithë ata që po agjërojnë në të gjithë botën”, ka shkruar Dua Lipa. Edhe vet Dua është me prejardhje nga një familje shqiptare, me përkatësi myslimane.
Artistja së fundmi është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar, pas një qëndrimi disa mujor me të dashurin e saj, Anëar Hadid, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.