Selia e PD-së, tashmë e kthyer në një “skenë krimi” dhe e vënë nën ruajtjen e uniformave blu, ka mbetur pjesërisht e shkatërruar si pasojë e protestës së sotme.
Nga fotot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shikohen qartë dyer dhe dritare të thyera, si dhe zyrat e shkatërruara që sipas informacioneve i përkasin katit t të parë të selisë.
Po ashtu nga fotot shikohet edhe një pjesë e orendive të zyrave të nxjerra jashtë selisë, ose që me gjasë janë hedhur nga katet e sipërme mbi kokat e demonstruesve.
Gjithsesi tani protesta është mbyllur dhe ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje protestuesve për shpërndarje, pasi nuk ka mundur dot që ta marrë selinë e PD-së.
/Priza.al/