FOTO/ Dyshime për mercenarë serb në sulmin ndaj autobusit në Deçan? I mbijetuari: Na doli përpara autobusit, nisi të qëllojë me kallash…  

Autoritetet zyrtare të Kosovës po hetojnë në lidhje me tragjedinë e mbrëmshme në Deçan të Kosovës, ku si pasojë e një sulmi me armë ndaj një autobusi shkolle, mbetën të paktën 3 persona të vrarë dhe disa të plagosur.

Për këtë ngjarje të pazakontë, është ngritur një grup i madh ekspertësh nga policia, Prokuroria e Përgjithshme, autoritetet lokale dhe deri tek agjencitë e inteligjencës, që po hetojnë në disa pista lidhur me këtë atentat.

Burime nga grupi hetimor edhe pse kanë përjashtuar fillimisht mundësinë e një sulmi terrorist, kanë lënë të hapur të gjitha pistat e krimit që ende nuk ka një autor të qartë.

Autobusi ende aty, kështu duket sot vendi i krimit në Gllogjan të Kosovës

Madje nga ana e hetuesve është hedhur edhe pista se në këtë rajon qarkullojnë jo rrallë herë edhe elementë të armatosur paramilitar serb, të cilët vijnë në zonë pasi aty ndodhet edhe Manastiri i Deçanit, një kult mjaft i shenjtë për besimtarët e krishterë serb dhe jo vetëm.

Ndërkohë sot autobusi i sulmuar një natë më parë në Gllogjan, ku u vranë tre persona, dy prej të cilëve nxënës, është ende në vendin e ngjarjes. Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë, teksa ende nuk është raportuar për të arrestuar.

260730891 10224098746208467 8902049518273331058 N

Aksioni për kapjen e autorit

Që mbrëmjen e djeshme në të gjithë zonën ku u krye sulmi i armatosur ndaj një autobusi me nxënës shkolle, janë parë njësi të forcave speciale të Policisë së Kosovës, “ROSU”.

Prokuroria ndërkaq para pak momentesh ka bërë ditur se në lidhje me rastin janë kryer bastisje, mirëpo pa rezultat. Sipas dyshimeve, vrasësi ka përdorur kallashnikov dhe ka zbrazur një karikator gjatë sulmit të tij, pra plot 30 fishekë.

I maskuar me kallash në dorë”/ Dëshmitari që ishte në autobus rrëfen krimin makabër - Bota Sot

“U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë me informacionet që kanë. Ky është një moment i rëndë, qoftë për familjet e viktimave, qoftë për ata që kanë qenë në autobus dhe e kanë përjetuar.

Ne me shumë kujdes jemi duke intervistuar çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe. Secili prej tyre është duke i koordinuar veprimet, kemi intervistuar shumë persona.

Deri tani me informatat që posedojmë është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator. Hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”,- ka thënë prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

News 24 Ne Decann

Nga hetimet e deritanishme, nuk dihet ende nëse ka qenë një apo disa persona që kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të autobusit, ku udhëtonin nxënës të mitur. Drejt mjetit është qëlluar me një automatik “Ak47”, nisur edhe nga gëzhojat e plumbave të gjetur në vendin e ngjarjes.

Dëshmia e të mbijetuarit

Njëri prej të mbijetuarve, dëshmitar i masakrës mbi nxënësit në Gllogjan të Deçanit, ka rrëfyer për momentin kur mbi ta u qëllua me breshëri automatiku. Sipas dëshmitarit, ka qenë një person i maskuar, ai që i doli para autobusit me nxënës dhe hapi zjarr me kallashnikov.

“Ishim duke ikur me autobus. Na ka dalë përpara një person i maskuar me kallashnikov në dorë edhe ka filluar të gjuajë drejt nesh. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt”,- rrëfeu i mbijetuarit, i cili kishte qenë i ulur në ndenjëset e para të autobusit.

foto galeri

Gentiana Mustafaj dhe Ledjan Hamzaj janë dy nxënësit që mbetën të vrarë nga sulmi me armë që iu bë autobusit me nxënës me të cilin ata po udhëtonin mbrëmjen e djeshme. Nga sulmi me kallashnikov humbi jetën edhe Gani Gjokaj, shoferi i autobusit.

foto galeri

Drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës kanë shprehur ngushëllime për rastin tragjik dhe kanë kërkuar që të kapet autori i krimit sa më parë.

Në momentin kur ndodhi sulmi, rreth orës 19:00, në autobus ishin shoferi dhe 7 nxënës, pasi pjesa tjetër kishte zbritur më herët nga mjeti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *