Roberto Mançini ëdhe pse u shpall kampion Europe me Italinë disa ditë më parë, duket se vijon të mbetet një njeri modest. Trajneri i të kaltërve është fotografuar duke pritur adhën te kasapi në dyqanin e lagjes.
56-vjeçari aktualisht është duke qëndruar afër prindërve në Jesi, fshat në provincën e Ankonës. I veshur me bluze blu dhe me pantallona të shkurtëra, Mançini është fotografuar nga paparacët, teksa pret radhën te kasapi.
Përballë tij shikohet një tjetër banor, që teksa pret radhën është duke bashkëbiseduar me trajnerin që bëri krenar mbarë kombin italian dhe jo vetëm. Thjeshtësi për t’u admiruar nga një kampion si Roberto Mançini.