FOTO/ E diela e votimeve nuk kalon pa ‘trazira’ në Tiranë, dy automjete bëhen ‘copa’ te rruga e ‘Kavajës’  

Ajo që duhet të ishte një ditë e qetë pushimi dhe votimesh në kryeqytet, në fakt nuk kaloi pa incidente. Pas asaj që ndodhi në sheshin “Skënderbej” kur një automjet tentoi të shtyp këmbësorët, një tjetër aksident ka ndodhur këtë mbrëmje me dy automjete.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në rrugën e Kavajës në Tiranë, pranë Kishës Katolike “Zemra e Krishtit”, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin, madje njëri është ngjitur nga goditja e fortë edhe mbi trotuar.

Nga fotot që kanë mbërritur ekskluzivisht në redaksinë e “Priza.al” nga një lexuese e shqetësuar, dallohen qartë dy autoveturat e përfshira në aksidentin e fortë, që janë njëri mjet tip “Volkswagen Touran” me ngjyrë gri, ndërsa automjeti tjetër është “Mercedes-Benz” me ngjyrë të zezë me targa “AA 785 CR”.

Por nga informacionet paraprake, nga aksideti i fortë ka pasur vetëm dëme materiale dhe për fat asnjë të plagosur apo lënduar.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *