Ej, miq… bëni kujdes kur shkoni tëë blini në supermarkete dhe sidomos ku blini sallatë jeshile të ambalazhuar.
Kjo për vet faktin se jo të gjitha produktet në supermarkete janë të sigurta, madje as të shëndetshme.
Kështu i ka ndodhur një amvise së fundi, e cila u përball me një surprizë aspak të këndshme kur ishte gati për të bërë drekën.
Teksa ishte duke përgatitur sallatën, ajo është tmerruar kur ka parë një gjarpër brenda qeses së sallatës marule. Sallata ishte blerë nga djali i saj në një supermarket pranë lagjes, në një prej rajoneve të Australisë.
Gruaja e tmerruar, menjëherë njoftoi ekipin e Shpëtimit dhe Edukimit të Kafshëve të Egra.
Por ajo që ishte më interesante ishte fakti që zvarraniku i gjetur brenda qeses së sallatës ishte ende gjallë dhe fotot e shkrepura u shpërndanë nga vetë gruaja në Facebook.
Ai ishte një gjarpër i vogël por i rrezikshëm me kokë të zbehtë.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/