FOTO/ E futi me dhunë në banesë, i ra me lopatë në kohë dhe… Si ndodhi masakra e sotme në Fier dhe fqinji monstër i lidhur me pranga

Detaje horror janë mësuar për ngjarjen e tmerrshme të ndodhur në fshatin Grecalli të Fierit, tashmë të pranuara edhe nga vet monstra Klodian Çalamani në dëshminë që ai vetë u ka dhënë hetuesve.

Ky i fundit mësohet se e ka marrë peng fëmijën dhe e ka mbyllur në banesë.

Çalamani mësohet se e ka vrarë me lopatë vogëlushin, duke e goditur disa herë në kokë.

Pasi e ka goditur disa herë me lopatë në banesë dhe e ka vrarë, e ka groposur në oborr. Më tej, monstra pyeste komshinjtë nëse e kanë gjetur trupin e vogëlushit apo jo.

I mituri ishte parë këtë mëngjes duke qarkulluar me biçikletën e autorit të vrasjes, e sot teksa ishte nisur për në shkollë, nuk kishte shkuar kurrë në destinacion.

Pasi e ëma ishte lajmëruar për mungesën e të birit, ajo ka vënë alarmin duke shkuar në Komisariatin e Fierit, ku në orën 15:30 ka firmosur denoncimin për zhdukjen e të birit.

Por mesa duket për të miturin ishte tepër vonë. Duke marrë parasysh faktin që 38-vjeçari ishte i fundit që u pa duke komunikuar me të miturin, Policia shkoi së pari në banesën e tij.

Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, ai ka pranuar vrasjen e të miturit, duke treguar edhe vendin ku e kishte mbuluar me baltë në oborr.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *