FOTO/ ‘E mbushi barkun plot….’, kënaqësia e këtij këlyshi luani pas një gostie me mish zebre është epike  

Tufa ishte bujare me të voglin e uritur dhe i dha me shumë zemërgjerësi atij një llokmë mish zebre, e cila jo vetëm e ngopi, por edhe e bëri të rehatoj duke u shtrirë, pas vaktit të bollshëm në mes të savanës me barkun e fryrë si kacek.

Kjo ka ndodhur me këtë këlysh luani, i cili ka ngrënë aq shumë mish sa dukej sikur “do të shpërthente” teksa rehatohej me barkun e tej mbushur, pasi hëngri një copë të madhe nga gostia e tufës me zebrën e vrarë.

Me siguri këlyshi duhet të ketë kuptuar se, kishte “sytë më të mëdhenj se barkun” teksa shtrihej mbi një pirg dheu duke tentuar të treste ushqimin.

 

I vogli është pjesë e një tufe luanësh në rezervatin e famshëm kenian të botës së egër “Masai Mara”, në të cilin fotografohej nga Burak Dogansoyal.

Tufa e luanëve sapo kishin vrarë në bashkëpunim një zebër të rritur, me të cilën kishin ngrënë disa copa të mëdha.

Por megjithëse të stërngopur me vaktin e tyre, disa prej këlyshëve ishin të aftë të luanin lojëra, para se të shtriheshin me kurriz, duke nxjerrë barkun nga dielli.

A pride of lions, including the round-bellied cub, tucked into a large helping of zebra which they had hunted down in Africa

Dogansoyal tha: “Nuk ka gjë më të bukur se një këlysh luani me barkun e mbushur”.

“Këlyshi ishte thuajse pesë muajsh. Luanët nisin të hanë mish kur arrijnë moshën tre muajshe. Pas ngrënies, këlyshi luante me këlyshët e tjerë dhe bënte atë që bëjnë më mirë të gjithë të vegjlit, të ngacmojnë nënën e tyre”,- shtoi ai .

Luanët afrikanë janë klasifikuar tashmë si një specie e rrezikuar, me vetëm rreth 23,000 të mbetur në botën e egër. Tanimë më shumë se gjysma e luanëve afrikanë janë mbi 25 vjeç.

The group, which appeared to have three cubs including the pot-bellied one, appeared to smile as they enjoyed their meal in the sunshine

The young lion appeared to soak up the rays as he laid back on the termite hill and also played some games with the other cubsPhotographer Burak Dogansoyal managed to capture the moment the pride hunted down the unfortunate zebra before the cheeky cub relaxed on a termite hill

 

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *