Një ngjarje e pazakontë sapo ka ndodhur në qendër të Tiranës, fiks në bulevardin qendror “Dëshmorët e Kombit” dhe fiks përpara shkallëve të kryeministrisë.
“Priza.al” ka siguruar fotot ekskluzive nga vendi i ngjarjes kur një autoveturë e tipit “Mercedes-Benz C-Class”, me ngjyrë gri të hapur, ka marrë zjarr në ecje dhe ka filluar të digjet, duke bërë që shoferi ta ndalë në anë të trotuarit para kryeministrisë, për ta braktisur automjetin.
Ngjarja e pazakontë ka alarmuar jo vetëm shoferët e makinave të tjera në bulevard, por edhe efektivët e Gardës së Republikës dhe policinë e dislokuar aty pranë.
Kujtojmë që automjeti është djegur midis dy prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar, Kryeministrisë dhe Selisë së Kryesisë së Kuvendit, njëherësh institucione të rëndësisë së veçantë.
Por fal edhe kësaj, menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, që ka bërë edhe neutralizimin e flakëve, në një kohë që policia ka marrë në pyetjet shoferin e autoveturës për rrethanat e këtij incidenti.
Nga fotot e siguruara nga lexuesit e “Priza.al” arrin të kuptohet edhe dinamika e kësaj ngjarje të pazakontë.
/Priza.al/