Vetëm disa ditë pasi modelja Wanda Nara postoi një status duke konfirmuar se Mauro Icardi e kishte tradhtuar me Eugenia Suarez të cilën ajo e etiketoi si ku*vë, duket se gjërat mes tyre janë sheshuar dhe modelja ka vendosur që ta hedh ‘pas krahëve’ tradhtinë që i bëri futbollisti.
Kjo falje tradhtie është konfirmuar nga vetë lojtari i PSG, i cili përmes fotove me modelen shkroi:
‘Faleminderit dashuria ime qe vazhdove të besosh në këtë familje kaq të bukur. Faleminderit që vazhdon të jesh motori i jetëve tona. Sa të dhemb të lëndosh njerëzit që do. E kupton kur ke faljen e atyre që lëndove.’
Ndërkohë, gjithë këto ditë, Icardi braktisi stërvitjen dhe u përqendrua te e shoqja dhe mesa duket falja ka ardhur.
/Priza.al/