Konkurrentët e ‘Përputhen’, Ada dhe Edi i dhanë një mundësi të dytë njëri-tjetrit. Pas disa javësh të mërzitur e në distancë, Edi i kërkoi falje Adës dhe kjo i bëri gjërat më të lehta. Dozat romantike u rikthyen në “Përputhen Prime”, ku Ada e ‘mbuloi’ me dhurata Edin.
Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një fotografi të Edit dhe një vajze që pretendohet se është Ada. Ajo ka vendosur të maskohet dhe të tregohet shumë e kujdesshme për të mos rënë në sy që ka takuar jashtë programit Edin.
Takimet jashtë emisionit janë të ndaluara, por mbetet të shihet si do trajtohet veprimi i tyre në emision.
/Priza.al/