FOTO/ Ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten dhe më pas vari veten, del fotoja e çiftit nga Librazhdi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë mbrëmje në fshatin Dragostunjë, 12 kilometra larg qendrës së Librazhdit, ku Qemal Bici vrau bashkëshorten e tij Menderie Bici.

56-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me sëpatë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas është vetëvarur në një pemë pranë banesës.

Cifti kishte kontradita prej kohësh dhe shpesh kishin konflikte.

Ata ishin prindër të katër fëmijëve, ku ka qenë pikërisht njëri prej tyre, që i ka gjetur ata të pajetë. Fëmija ka parë fillimisht të ëmën e pajetë në banesë dhe më pas edhe babanë e varur në pamë, dhe i shokuar ka njoftuar policinë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *