Foto/ Ervis Matinaj i’a la “amanet” familjarëve, ky është luani i “mbretit” të lojërave të fatit

Prej më shumë se tre muaj, biznesmeni i lojërave të fatit Ervis Martnaj rezulton i zhdukur.

Ishte gazetari Artan Hoxha që zbuloi komunikimet e fundit të Ervis Martinajt me familjen, ku sipas tij, SMS-të e fundit të biznesmenit lidhen me paralajmërimin se do të shkonte policia për kontroll dhe i dyti, që t’i jepnin ushqim luanit që kishte në vilën e tij.

Këlyshi i luanit të Ervis Martinajt ishte bërë një destinacion “turizmi” për foto të miseve dhe të famshmëve të rrjeteve sociale, të cilat më pas i hidhnin në Instagram për shkak edhe të faktit se bëhej fjalë për një kafshë të rrallë.

Më poshtë gjeni disa imazhe të këlyshit të luanit të Ervis Martinajt që e mbante në Fushë Kuqe të Laçit.

Zhdukja e Martinajt mbetet ende një mister, me raportime se ai është kapur dhe vrarë nga kundërshtarët, si edhe pretendime se në fakt bëhet fjalë për një vetëzhdukje prej tij me qëllim që të humbasë gjurmët prej policisë dhe kundërshtarëve.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *