Aksidenti i kësaj të marte në Bullgari ku një autobus nga Maqedonia e Veriut shpërtheu në flakë dhe la pas 46 viktima të gjithë shqiptarë, mes tyre edhe 12 fëmijë, ka tronditur edhe mediat botërore.
Portali britanik “Daily Mail” i kishte kushtuar një artikull të gjatë ngjarjes dhe historisë së njërës prej familjeve shqiptare të shuar në këtë tragjedi me dy fëmijë binjakë.
Sipas prestigjiozes britanike, një familje u shua në tragjedinë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari.
Bëhet fjalë për familjen Ahmeti nga Shkupi, të përbërë prej 4 anëtarësh, përkatësisht prindërit me dy fëmijët e tyre binjak. Ata janë identifikuar si Avni Ahmeti, 36 vjeç, Xhihan Ahmeti, 35 vjeçe dhe Alban e Luan Ahmeti, nga katër vjeç.
“Para derës së mesme të autobusit është një grua e djegur me dy fëmijë, me siguri binjakë, thanë hetuesit në vendngjarje për gazetarin tonë. Ata aktualisht janë duke kontrolluar për karburant shtesë, benzinë, sepse nafta është e vështirë të shpërthejë, dhe autobusi ishte me naftë.
Një nga të mbijetuarit i tha kryeministrit maqedonas se, ishin zgjuar nga një shpërthim i fuqishëm. 46 persona janë djegur në një autobus në autostradën e Strumës në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm”,- shkruajnë mediat e huaja.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/