FOTO/Fatma Methasani me një emision të ri, në një tjetër televizion

Pas shkëputjes nga televizioni pas ardhjes në jetë të djalit Noah, moderatorja Fatma Methasani tashmë do ti rikthehet pasionit të saj, moderimit. Ajo ka zbuluar për ndjekësit e saj se do ta shohim në “Euronews Albania”, me emisionin e ri “Gen Z”, emision me fokus tek të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre. Të rinjtë nuk do të jenë vetëm, pasi do të kenë përballë një personazh të showbizit shqiptar me të cilin do të diskutojnë mbi përvojat e tyre.

Statusi

Nje projekt qe e kam vertete perzemer!
Repost• @euronews_albania Gen Z është emisioni më i ri në Euronews Albania me fokus tek të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre. Të rinj të cilët na prezantojnë me krijimet e tyre të veçanta, vijnë për herë të parë në ekranin shqiptar dhe nuk do të jenë vetëm, pasi do të kenë përballë një personazh të shoëbizit shqiptar me të cilin do të diskutojnë mbi përvojat e tyre. Nën moderimin e moderatores energjike, Fatma Methasani, Gen Z premton mjaft momente të bukura e frymëzuese. Emisionin e plotë do të mund ta ndiqni duke filluar nga java tjetër, çdo ditë nga e hëna në të enjte në orën 15:30, në Euroneës Albania.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani)

Moderatorja pati një shkëputje nga ekrani, ndërsa shijoi rritjen e djalit të saj.

Në 28 janar 2020 çifti i famshëm i televizionit, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër për herë të parë, duke u bekuar me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Noah. I pari që dha lajmin e bukur të lindjes së Noah vitin e shkuar ishte babi Alfio.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *