Ndër vite e kemi parë Fatos Nanon, besnik të makinave të shtrenjta. ‘Xhepi i tij’ përballon makinat e luksit, e po kështu një badigard. Prej vitesh, Fatos Nano lëviz me një makinë luksoze, tip veturë, të markës “Maserati”. Makina që njihen si shumë të shtrenjta dhe që i preferojnë përgjithësisht të pasurit.
“Maserati” vijon të prodhojë makina luksoze, të cilat kanë performancë të jashtëzakonshme.
Kjo makinë bie lehtësisht në sy të kalimtarëve, e ndërsa në fotot në fjalë shihet ish-kryeministri Fatos Nano i cili drejton vetë mjetin.
Larg jetës politike, ai ka zgjedhur jetën e qetë dhe luksoze. Fatos Nano mbetet një nga politikanët më të rëndësishëm të Shqipërisë që pas rënies së komunizmit deri në vitin 2005, kur dhe u largua nga politika aktive.