Foto/ Festa e fund vitit, Rama puth e përqafon ambasadoren Kim

Me sa duket tymnaja mediatike e krijuar deri më tani dhe aludimet e ngritura për një raport të krisur mes Ambasadores Yuri Kim kanë nxitur Kryeministrin Edi Rama që të nis manovrat për të qetësuar situatën dhe për mos të përçuar frymë anti amerikane në popull.
Prej disa ditësh ka pasur tensione mes tyre.

Fillimisht ishte Ministria e Jashtme që doli me një njoftim se ambasadorja po largohet. Deklarata e saj ishte në kulmin e një skandali diplomatik. Më pas ambasadorja e përgënjeshtroi duke thënë se do të qëndrojë më gjatë në Tiranë.

Në takimin e fundvitshëm të kryeministrit Edi Rama me ambasadorët nuk kanë munguar dhe përqafimet e puthjet. Në foton e siguruar nga Priza.al shihet Rama me ambasadoren Yuri Kim të cilët janë përqafuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *