FOTO/ Festat në prag, por monumenti i ‘Pavarësisë’ në Tiranë, ‘rripet’ dhe vidhet sërish për skrap  

O sa mirë me ken shqiptar…!’, do të ishte shprehja më e pa vlerë kur shikon këto foto nga monumenti i “Pavarësisë” në qendër të Tiranës dhe kur mendon se uria është më e fortë se patriotizmi më i madh.

Edhe pse jo pak herë flasim për patriotizëm, veçanërisht pranë datave festive, kur kjo ide “karikohet” edhe më tepër nga politika dhe mediat, apo kur ka ndeshje të kombëtares, jemi po ne që vijojmë të vandalizojmë monumentet dhe simbolet tona më të rëndësishme.

Siç mund të shihet edhe nga fotot që tashmë janë bërë virale në rrjet, një ditë para 28 nëntorit, pllakat metalike të monumentit të “Pavarësisë” në parkun “Rinia”, janë shqyer dhe vjedhur për skrap.

Monumenti i Pavarësisë u vendos në mes të parkut “Rinia” me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Shtetit Shqiptar.

Por pavarësisht mirëmbajtjes së vazhdueshme nga ana e Bashkisë së Tiranës, janë jo të pakta rastet kur pllakat vidhen për skrap, ose hidhen mbishkrime nga ana e qytetarëve, krahas atyre të firmëtarëve duke dhunuar dhe vandalizuar monumentin simbol të Pavarësisë.

Monumenti i Pavarësisë, u konceptua dhe ndërtua nga arkitektët Visar Obrija dhe Kai Kiklas dhe u vendos në parkun “Rinia”, në vitin 2012. Ky vit shënoi pavarësinë 1 shekullore të vendit tonë nga pushtimi 500-vjeçar i Turqisë. Në të janë gdhendur të gjithë emrat e firmëtarëve të deklaratës së pavarësisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *