Pak ditë më parë, Xhensila Murtezaj festoi një vjetorin e themelimit të markës së saj të bukurisë. Këngëtarja e njohur bëri bashkë shumë miq dhe kolegë të saj të famshëm. Siç vihet re nga fotot që janë publikuar, pjesë e këtij eventi ishin dhe shumë personazhe të përfolur në mediat rozë.
Po flasim për çiftin shumë të komentuar Fifi dhe Adis Patushi. Por, gjithashtu u vu re prezenca e ish-partneres së Adisit, modeles Adrola Dushi. Fifi dhe Adisi ka pozuar me Besin dhe Xhensilën ndërkohë që pak më tutje ka qenë dhe Adrola, e cila gjithashtu nuk ka kursyer foto me Xhensilën.