Dy banorët e ‘Big Brother VIP’, Fifi dhe Graniti, duke se çdo ditë po afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Këngëtarja e njohur e ka shprehur që në fillim pëlqimin e saj për ish-futbollistin. Nga ana tjetër, Granit Cana është shprehur se duhet ta njohin më mirë njëri-tjetrin.
Por paraditen e djeshme, dyshja më e përfolur e këtij edicioni, nuk i rezistoi dot njëri-tjetrit. Teka në sfond ishte kënga ‘Marova’ e Fifit, ata filluan të putheshin dhe përqafoheshin duke krijuar një situatë mjaft romantike. Këngëtarja e njohur iu ul në prehër ish-futbollistit, duke ia kënduar këngën plot emocion në vesh.
/Priza.al/