Fifi dhe Granit Cana, pas përfundimit të spektaklit janë shkëputur nga pjesa tjetër e banorëve dhe kanë zgjedhur të qëndrojnë vetëm në dhomën e gjumit.
Këngëtarja shkoi të qëndrojë në krevatin e Granitit, ndërsa mbështetet sipër tij. Ata biseduan rreth ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur gjatë kësaj javë ne shtëpi, por nuk mund të mos vihej re afrimiteti mes tyre.
Në natën e dytë të spektaklit, ditën e premte, Fifi dhe Graniti u pyetën nga moderatorja Arbana Osmani se si ata e shikonin njëri-tjetrin në vetëm tre ditë qëndrim në shtëpi.
Ata u shprehën se ndiheshin mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe për faktin se janë shqiptarë nga Kosova.
Por ajo që ngacmoi më shumë edhe banorët e tjerë të shtëpisë si dhe publikun, ishte deklarata e Fifit se ajo nuk e shihte Granitin si një shok. Mbetet për t’u parë në vijim se si do të shkojë afrimiteti mes tyre.
/Priza.al/