Fjolla Morina, me anë të postimeve së fundmi në rrjetet sociale ka treguar se ka qenë me pushime në Dubai me partnerin, Fisnik Sylën.
Në disa foto ajo është shfaqur me barkun më të fryrë se zakonisht, dhe menjëherë nisën aludimet se ajo është në pritje të ëmbël.
Partneri i saj ka publikuar në Instagram disa video të tyre, teksa udhëtojnë me avion dhe në to i ka vënë në pah Fjollës barkun e rrumbullakosur.
Por në fakt nuk ka asgjë të vërtetë në këto zëra që janë përhapur në rrjetet sociale, e në mediat rozë. Ka qënë vetë këngëtarja e cila i ka hedhur poshtë këto aludime në një prenoncim për revistën “Who”, ku ka treguar se nuk është në pritje të ëmbël.