Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina është mjaft aktive dhe ndan me fansat foto e video të ndryshme. Ajo, ditën e djeshme ka organizuar një festë për ditëlindjen e parë të qenushit të saj të quajtur, Bobby.
Artistja ka bërë qenit një festë luksoze me balona të bardhë e të kaltër, në të cilën po ashtu nuk ka munguar edhe një tortë e veçantë.
‘Urime ditëlindjen. Bobby, djali im’, kanë qenë fjalët që ka shkruar përkrah postimit.
Këngëtarja ka shpërndarë edhe një foto duke e mbajtur qenin në krah dhe ka veshur një palë pantallona të bardhë e triko rozë. Fjolla pak më parë është liruar nga paraburgimi dhe po shijon lirinë me familjen e vajzat.
/Priza.al/