Ndonëse për Fjolla Morinën ka një urdhër arresti, të lëshuar nga Gjykata e Kukësit për ‘trafikim armësh’, këngëtarja po shijon pushimet në Dubai. Së bashku me partnerin e saj Fisnik Syla, kanë postuar foto të shumta, duke demostruar se po shijon pushimet.
View this post on Instagram
Prej muajit janar, Fjolla Morina është në kërkim nga policia shqiptare, pasi këngëtarja theu ‘arrestin e shtëpisë’, ku duhej të kalonte dënimin e saj.
View this post on Instagram
Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia, dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll, dhe aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.
Pas kësaj ngjarje, Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga ‘arrest shtëpie’ në ‘arrest me burg’. Pavarësisht problemeve, Fjolla ka zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur janë martuar, ndërkohë që Fjolla ka qenë në kërkim nga policia.
Fjolla Morina u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete së bashku me Fisnikun. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’, ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh. Për shkak të kësaj ngjarje të bujshme, u zbulua edhe lidhja e saj e fshehtë me Fisnikun.