Presidenti rus Vladimir Putin sot zhvilloi takimin me presidentin amerikan Joe Biden. Putin fluturoi drejt Zvicrës me një avion luksoz që tërhoqi vëmendjen e mediave të huaja.
Ashtu si me automjetet me të cilat lëvizte kreu i Kremlinit, edhe avioni presidencial ishte në fokus të shumë mediave, të cilat u morën me detajet e tij.
Vlera e avionit ‘Flying Kremlin’ është 390 milionë paund me një palestër, dhoma gjumi dhe një bar të pajisur me një sistem të avancuar të komunikimit. Ajo që bie në sy është tualeti i veshur në ar.
Dekorimi i brendshëm është me stil neoklasik dhe tryeza e madhe në sallën e konferencave, është zbukuruar në ar dhe e rrethuar nga sedilje lëkure ngjyrë kremi.
/Priza.al/