Një aksident rrugor ka ndodhur në Librazhd, ku mund të kishte përfunduar në tragjedi.
Burime për median bëjnë me dije se një automjet ka përfunduar në brendësi të dyqanit.
Mësohet se automjeti fillimisht ndodhej i parkuar dhe i ngarkuar me mallra, ku dyshohet se nuk kanë funksionuar frenat e dorës për pasojë mjeti është zhvendosur duke shkuar në drejtim të dyqanit.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale.