FOTO/ Gara e armatimit kundër SHBA-ve, Kina nxjerr në fluturim modelin e gjuajtësit ‘të vogël’ anti-radar, për aeroplanmbajtëset  

Disa ditë pas daljes së imazheve të para të variantit me dy pilotë të gjuajtësit të rëndë anti-radar “J-20” të Kinës, vijnë së fundmi dhe imazhet e një avioni të ri më të vogël luftarak, për ngritjet nga kuvertat e aeroplanmbajtëseve.

Avioni i ri duket se është një prototip i bazuar në modelin vendas “FC-31”, që ka fluturuar fillimisht në tetor 2012, variante të të cilit janë parë në ajër gjatë viteve.

China's stealthy fighter jet takes off for the first time

“FC-31” nuk ka pasur një rol të sigurt në forcat ajrore kineze edhe pse analistët thonë se, mund të shërbejë si një variant më i lehtë e më i lirë i “J-20”, i përshtatur për përdorim në aeroplanmbajtëset kineze.

“J-20” është ndërtuar nga grupi shtetëror “Chengdu”, kurse modeli “FC-31”, nga kompania rivale kineze “Shenyang Aircraft”, që tradicionalisht është fokusuar në  versione të përmirësuara të prodhimeve vendase, apo ish-sovjetike si “J-16” e “J-11B”, që bazohen në modelin sovjetik “Su-27”.

Gjuajtësi i ri anti-radar nuk pritet të zëvendësojë “J-15”, por në fakt të fluturojë me të në një rol plotësues, në një stil të ngjashëm me gjuajtësin e ri amerikan “F-35C”, që fluturon përkrah avionëve më të rëndë si “F-18E”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *