Rusia ka humbur 15.800 trupa ushtarakë që nga momenti që Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, sipas qeverisë së Ukrainës.
Autoritet gjithashtu pohuan se forcat e armatosura ruse kanë humbur deri më tani 1.597 automjete të blinduara, 124 helikopterë dhe 530 tanke.
Këtë muaj, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në Ukrainë dhe 1.597 të tjerë u plagosën.
Kjo ishte hera e parë dhe e fundit deri më tani që Kremlini ka publikuar një shifër të viktimave që nga nisja e pushtimit./Priza.al