FOTO/ Gjarpërinjtë dalin rrugëve të kryeqytetit, gruaja shpëtoi ‘për fije’ pasi zvarraniku i’u hodh në kokë  

Këto foto nuk janë shkrepur në mal apo pyll, dhe as nuk vijnë nga qytetet e Australisë apo Afrikës. Pamjet që ka siguruar sot ekskluzivisht “Priza.al”, janë bërë vetëm pak minuta më parë në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, në afërsi të Fakultetit Ekonomik, apo aty ku fillon njëra prej hyrjeve për në Parkun e Liqenit Artificial.

Një grua në këtë vend (poshtë në foto) me inicialet Marjana M. 47 vjeçe, u bë sot në mënyrë të çuditshme “viktima” e një sulmi të këtij zvarraniku të vrarë.

No description available.

Gjarpri me ngjyrë kafe të hapur që kishte “zënë pusi” në një prej mureve të ngritur që ndan rrugën nga fushat e gjelbra të Parkut të Liqenit, ju hodh mbi kokë gruas që po kalonte në trotuarin pranë, pasi ajo nuk e vuri re.

Gruaja vetëm pasi e kuptoi se çfarë i ra mbi flokë e lemerisur filloi të bërtasë dhe shkundë kokën, duke bërë që zvarraniku të binte në trotuar. Dy djem që ishin aty pranë dhe panë të habitur gruan që po ulërinte, arritën që ta godasin me shkelma dhe ta shkelin me këpucë zvarranikun që ishte rreth 1 metër i gjatë, duke e ngordhur.

No description available.

Gruas më pas i ra edhe të fikët nga paniku, por qytetarët që u grumbulluan arritën që ta përmendin dhe ta qetësojnë, duke e kontrolluar edhe për kafshime të mundshme nga zvarraniku.

Nga sa shihet në fotot e siguruara nga “Priza.al”, gjarpri nuk është një specie helmuese, por duke qenë se në arë zonë mbi murin e gurtë lëvizin hardhuca, brejtës apo insekte, duket se kishte dalë për të gjuajtur për ushqim, ose edhe për të marrë disa reze dielli.

No description available.

Duket se kureshtja ose frika, ka bërë që kafsha instinktivisht t’i hidhet gruas mbi kokë, e cila po kalonte pikërisht poshtë murit, por që fatmirësisht shpëtoi vetëm me tromaksje.

Duket se fundi i pranverës dhe rritja e temperaturave ka bërë që shumë kafshë dhe insekte të prishin tashmë letargjinë dhe të dalin prej nga ku ishin strehuar, e ashtu si të tjerat edhe gjarpërinjtë.

No description available.

Për këtë të fundit duhet thënë se, në këtë kohë duhen pasur më shumë kujdes, pasi i kanë gjëndrat të mbushura me helm, pasi nuk kanë pirë ujë dhe nuk janë ushqyer prej letargjisë.

Nisur nga ky rast, “Priza.al” i bën thirrje Bashkisë së Tiranës dhe Ndërmarrjes së Parqeve dhe Rekreacionit, që të fillojnë kositjen e barit si dhe dezinfektimin e zonave me risk, për të mos bërë që njerëzit apo sidomos fëmijët të bëhen objekt i kafshimeve nga zvarranikët.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *