Mjafton të kesh pak dalje ne det dhe asgjë nuk është e pamundur. Kjo sidomos për Sauditët, të cilët edhe pse duket sikur po i hedhin milionat në det, përsëri e dinë mirë se çfarë po bëjnë.
Kështu ka ndodhur edhe me Princin e kurorës së Arabisë Saudite, i cili ka njoftuar se “Oxagon”, është projekti utopik për të cilin pretendon se është “struktura më e madhe pluskuese në botë”.
Arabia Saudite ka nisur një seri projektesh madhështore mes të cilave është dhe qyteti industrial hektagonal që do të pluskojë mbi sipërfaqen e Detit të Kuq.
Princi i kurorës Mohammed bin Salman njoftoi sot projektin e “Oxagon”, që do të ndërtohet në jugperëndim të zonës së Neom, edhe ky një megaqytet i ri futuristik për të cilin autoritetet pretendojnë se do të jetë 33 herë më i madh se New York City.
Ndërsa gjysma e qytetit të Oxagon do të qëndrojë mbi sipërfaqen e Detit të Kuq, në një thellësi prej 500 metra.
“Oxagon do të jetë katalisti i rritjes ekonomike dhe diversitetit në Neom e më gjerë në të gjithë mbretërinë, duke plotësuar ambicjet tona për projektin Vision 2030”,- thuhej në deklaratën e princit, duke iu referuar strategjisë ekonomike të “diversifikimit” për shmangien e varësisë nga burimet e naftës.
“Qyteti do të kontribuojë në ripërkufizimin e zhvillimit industrial në të ardhmen për rritjen dhe krijimin e vendeve të punës”,- thuhet më tej.
Projekti u publikua bashkë me një video promocionale dy minutëshe të mbushur me “fjalë të bukura dhe ide të vakëta”, shkruan “middleeasteye.net”.
“Imagjinoni një vend që plotëson të gjitha nevojat e biznesit tuaj për të thyer kufijtë, industri e kuruar që mbyll boshllëqet dhe nxit cirkularitetin”,- thuhej në mesazh.
Por kritikët thonin se nuk ishte shumë e qartë përse mendjet më të ndritura duhet të shkonin në një qytet me tetë kënde, gjysma e të cilit pluskon mbi ujë me qëllim “të zgjidhin sfidat e mëdha të tokës”.
Nuk jepeshin detaje mbi kostot e projektit apo mënyrën sesi do të ndërtohej për të pluskuar në ujë.
/Priza.al/