FOTO/ Gomave tubolare të makinave po u mbaron epoka? Tani e kanë radhën këto pa ajër që janë gati për përdorim

Industria e automobilave është duke rendur me “të katërta” drejt teknologjive të reja në të gjitha fushat, që nga siguria dhe emetimi i karbonit, deri te drejtimi autonom i automjeteve. Por tashmë duket se po arrijmë te gomat tw cilat nuk do tw shpohen më.

Pas shumë hipotezash dhe spekulimesh, gomat e makinave pa ajër të ngjeshur duket se po bëhen realitet. Industria thotë se prej vitit 2024 ato do të nisin të përdoren nga shoferët, dhe ndoshta do të jenë më të mira dhe për ambientin.

Pas disa vitesh testime, gomat pa ajër premtojnë t’u japin shoferëve një eksperiencë drejtimi pa probleme. Por me masën e ekzagjeruar të marketingut të ditëve të sotme, a do të jetë kjo e vërtetë?

“Uptis” është një prej prototipave të gomave pa ajër, që rrethon një rrotë alumini dhe përbëhet prej plastike të përforcuar me fibra xhami, të njohura si  GFRP. Gjurma e konsumit të gomës do të jetë e njëjtë me ato që jemi mësuar të shohim deri tani, por pjesët anësore do të jenë ndryshe, dhe të hapura.

Kjo pasi siç e thotë dhe emri i saj, nuk do të ketë ajër brenda, por përsëri gomë.

Pneumatikët pa ajër janë me provë shpimi pasi mund të kalojnë mbi gozhdë, xhama apo çdo gjë tjetër, prandaj nëse rezultojnë të suksesshme, ato do të mbeten gjatë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *