FOTO/ Greg Rama kapet ‘mat’ me një vajzë në stadium. Çifti qëndron i pa shqetësuar nga sytë e publikut  

Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Gregu, ka zgjedhur gjithnjë të mbajë një profil të ulët në publik dhe sidomos për mediat. I angazhuar me punët e tij dhe larg vëmendjes së mediave, Gregu rrallë shihet në publik. Ndërsa në rrjetet sociale ai zgjedh të pasqyrojë më së shumti punët e tij krijuese.

Kujtojmë se pas tërmetit të 26 nëntorit, u zbulua se njëra nga vajzat që humbi jetën ishte partnerja e tij. E që prej atij momenti, asnjë detaj tjetër nuk ka qarkulluar në media për jetën e tij private.

Por ditën e enjte, djali i madh i Edi Ramës, ka qenë në stadium për të parë ndeshjen Tirana-Partizani. Por ajo që bëri më shumë çudi, ishte fakti që në krah të tij ishte një vajzë simpatike.

Ashtu siç shihet edhe nga shkrepjet, Greg dhe vajza misterioze qëndrojnë ulur në krah të njëri-tjetrit, të pa shqetësuar nga sytë e kureshtarëve.

Nuk dihet asgjë për identitetin e brunes në krah të tij, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se tashmë Greg mund të ketë një lidhje të re që nuk e fsheh.

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *