Në kohën kur i gjithë fokusi i debatit ka qenë tek emri i Presidentit të ri, deputetët e opozitës, të pozicionuar hapurazi në krahun e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt kanë nisur mbledhjen e firmave.
Gjatë seancës së sotme deputeti Gazment Bardhi, ka nisur mbledhjen e firmave. Ai është fotografuar me dy dokumente të firmosur nga deputetët, teksa diskuton me deputetët, Flutura Açka dhe Dashnor Sula.Gazment Bardhi-firma-debati-Sula-Acka-basha-firma (3).
Lëvizja e këtij të fundit, nuk ka lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri, por me kërkesën e tyre për të ngritur një Komision Hetimor Parlamentar për vendimet dhe shpalljen e investitorëve strategjik.