Sportisti Lewis Hamilton është një prej më të paguarve në botë. Pasuria e tij i kalon 300 milionë euro që kur nisi karrierën në Formula 1.
Një pasuri e tillë të lejon t’i plotësosh vetes edhe dëshirat më të çmendura. Dihet që piloti i Mercedes adhuron makinat dhe ai ka vendosur të shpenzojë shumë nga parat, për një koleksion të mahnitshëm makinash luksoze, të cilat kapin vlerën e 15 milionë eurove.
Hamilton përdor dy garazhe në Monako dhe një tjetër në Los Angeles për këtë qëllim.
/Priza.al/