FOTO/ Hapi dhe mbylli sfilatën e ‘Versace’ në Milano, Dua Lipa shkëlqen në rolin si modele në Javën e Modës

Java e Modës e mbajtur në Milano të premten pasdite ishte ‘mbushur’ me yje ndërkombëtar dhe të famshëm si: Dua Lipa, Gigi Hadid, Emily Ratajkowski, të cilat u shfaqën në pasarelë dhe shkëlqyen.

Dua, 26 vjeçe, veshi një fustan rozë me shkëlqen, duke theksuar belin dhe këmbët e gjata. Fustani i ngushtë me dy pjesë kishte një zbukurim të thellë, me rripa që përputheshin dhe kishte veshur taka në të njëjtën ngjyrë.

Ajo i mbante flokët e saj të zeza lirshëm rreth shpatullave të saj të zhveshura dhe i shtoi pamjes shkëlqim me disa stoli të përshtatshme, shkruan DailyMail.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Dua, si rrallë herë, kishte vendosur një makijazh dramatik – një rimel rreth syve ngjyrë të gjelbër dhe në buzë kishte vënë shkëlqyes buzësh.

 

 

Pas saj ishte Emily, 29 vjeçe, e cila bëri një shfaqje të bujshme, pasuar nga kunata e saj Gigi Hadid.

Dalja në pasarelë nuk është diçka e re për Duan, pasi ajo e ka nisur karrierën në modeling, para se të bëhej këngëtare e famshme.

Lipa publikoi në Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja në këtë pasarelë, duke e falënderuar “Versace”-n si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të saj.

“Një nder kaq i madh të hapë dhe të mbyllë spektaklin e ‘Versace’-s sonte në Milano, një moment surreal që unë kurrë nuk do ta harroj! Donatella Versace, ti e di, unë do të jem gjithmonë vajza jote e preferuar e ‘Versace’s – faleminderit të gjithë ekipit që sonte e bënë këtë të mundur”, ka shkruar ndër të tjerash artistja shqiptare në Instagram.

Defilimi i saj në pasarelë është shoqëruar me një prej këngëve më të njohura të Duas, “Physical” nga albumi i saj i fundit “Future Nostalgia”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *