Një letër e gjendur mund të mbajë brenda përgjigjet rreth asaj çfarë ndodhi me të vetmit të arratisur të burgut famëkeq Alcatraz, të cilët nuk u gjetën kurrë. John dhe Clarence Anglin, së bashku me mikun Frank Morris u zhdukën nga burgu i ishullit në vitin 1962.
Duke mos arritur të gjejnë të arratisurit, oficerët e burgut dhe FBI supozuan se ata ishin mbytur në gjirin e rrezikshëm të San Franciskos. John dhe Clarence Anglin ishin kriminelë famëkeq. Ata filluan të grabisnin bankat kur ishin adoleshentë me vëllain e tyre Alfred. Ata u arrestuan disa herë, por shpesh u arratisën derisa të dy u dërguan përfundimisht në një burg të sigurisë maksimale në Kansas.
Estefania Hageman tha se kur Anglins kishte hyrë në burg në vitin 1960 ‘burgu më i ashpër i Amerikës ishte zbutur’. Ata u arratisën duke hapur një tunel me lugë dhe thika. Para se të dilnin nga burgu ata mblodhën 50 mushama shiu që i morën në burg dhe i qepën së bashku duke formuar dhe xhaketa shpëtimi. Natën e 11 qershorit 1962, John, Clarence dhe Frank u arratisën. Ata hipën në një anije dhe nuk u panë më kurrë.
Letra
Rojet ngritën alarmin për zhdukjen e të burgosurve dhe të gjithë menduan se ata kishin vdekur gjatë arratisjes së tyre të rrezikshme. Sidoqoftë, tani podkasti ‘Rrëfimi i fundit’ ngre hipotezën se ata nuk kanë vdekur. Një pjesë e provave që mbështesin këtë teori është një letër e paverifikuar që mbërriti në departamentin e policisë në San Francisko në vitin 2013.
Kjo letër supozohet se ishte shkruar nga një nga të arratisurit, John Anglin i cili zbuloi detaje në lidhej me atë që kishte ndodhur 50 vite më parë gjatë arratisjes së tyre. Në letër thuhej se Frank Morris kishte vdekur në vitin 2008, ndërsa Clarence në vitin 2012.
“Unë jam 83 vjeç dhe jam në gjendje të keqe shëndetësore, kam kancer. Ne të tre arratisëm dhe mbijetuam. Nëse më siguroni që do të bëj vetëm një vit burg dhe të më premtoni kujdes shëndetësor, unë do t’ju shkruaj sërish dhe do t’ju tregoj se ku jam”, thuhej se shkruhej në letrën e John.
Por, policët e konsideruan këtë letër si një mashtrim, Sidoqoftë, Estefania tha se kishte priva të tjera që tregonin se të arratisurit i kishin mbijetuar udhëtimit të tyre.
Fotografia
Prova vendimtare që tregon se të burgosurit mbijetuan është një foto që supozohet se tregon John dhe Clarence në një fermë në Brazil në vitin 1975. Kjo foto ishte dërguar në polici nga nipërit e John dhe Clarence. Një mik i familjes i kishte dhënë atyre atë foto. Estefania pohoi se kur fotografia iu dha një eksperti mjeko -ligjor të imazheve të fytyrës Michale Street, testimi arriti në përfundimin se ka shumë të ngjarë që të jenë John dhe Clarence personat në fotografi.
Estefania vazhdoi të shpjegojë se vërtetësia e pretendimit u testua përsëri në vitin 2020, kur një algoritëm kontrolloi fotografinë. Ajo tha: “Algoritmi tregon rezultate përfundimtare 100% të sigurta. Burrat në foto, të paktën nga një perspektivë teknologjike, janë John dhe Clarence Anglin.
As policët e SHBA -ve dhe as FBI -ja nuk e kanë verifikuar letrën që policia mori nga personi që pretendonte se ishte John Anglin në 2013.
Nëse John është ende gjallë, ai do të ishte 91 vjeç. Ndoshta në 8 vjet, John Anglin do të heqë dorë nga arratisja dhe më në fund do të zbulojë sesi ai, vëllai i tij Clarence dhe Frank Morris i shpëtuan drejtësisë për kaq gjatë.
Burimi:DailyStar/Përshtati:Priza.al/