Donaldi i vuri pikat mbi i’ teksa dhe e ka vendosur të ndjekë zemrën dhe do të rrijë me atë që do, duke nënkuptuar Beatrixin. Mirëpo ky vendim i Donaldit duket se i ka zhgënjyer pa masë fansat e Bora Zemanit. Moderatorja e njohur hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të takuar miken e saj, Semi Jaupajn, por nuk ngurroi që të takonte edhe ish-të dashurin e saj, i cili kishte disa ditë që fliste për lidhjen e tyre të bukur të dashurisë.
Pas këtij takimi fansat e tyre u “çmenden” pas tyre e madje në “Instagram” nisën postimet me “mirëmëngjesi vetëm Bora dhe Donaldi”. Mirëpo pavarësisht se tashmë po shpreh hapur pëlqimin e tij për Beatrixin, Donaldi ka tërhequr vëmendjen me një detaj që vazhdon ende ta mbaj në dorën e tij dhe që ka lidhje me Borën. Aktori mban në dorë ende në dorë një llastik flokësh që është i njëjtë me atë që mban edhe Bora në dorën e saj.
Por edhe tani që e gjithë kjo histori ka marrë një tjetër rrjedhë, ku Veshaj shfaqet gjithmonë e më pranë Beatrix Ramosaj, ai ende e mban llastikun në dorë. Madje edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ku shprehu publikisht pëlqimin për këngëtaren e njohur, ai nuk e kishte hequr detajin që e lidh me Borën.
‘Unë e di që Beatrix ka një siklet për këtë çështje por sot dua të them që unë do bëj çfarë të dua, dhe ajo që dua është kjo’, tha aktori duke vulosur gjithë spekulimet mes banorëve dhe në publik.
/Priza.al/