Evropa, kontinenti më i vjetër, është plot me vende të çuditshme, gjithëpërfshirëse, të cilat inkurajojnë njerëzit të rrijnë në kontakt me natyrën. Nëse dëshironi të provoni diçka jashtë kornizave të të zakonshmes, dhe të shtyni kufijtë tuaj, jeni në vendin e duhur.
Duke filluar nga fjetja nën ujë dhe deri tek ngrënia e mëngjesit pranë një vullkani, këtu do të gjeni disa nga udhëtimet më frymëzuese dhe njëkohësisht shumë sfiduese.
1.Vila luksoze pranë vullkanit Etna
Ky hotel është në pronësi të një familje, e cila ka jetuar për breza të tërë nën hijet e një prej vullkaneve më të mëdhenj të Evropës. Të ftuarit mund të qëndrojnë në një nga 24 vilat luksoze, të shoqëruara nga një restorant dhe tualet. Peisazhi drejt vullkanit Etna, emocionon gjithmonë vizitorët, të cilët admirojnë bukurinë e saj të egër. Gjatë këtij udhëtimi turistët janë të mirëpritur të provojnë verën dhe ullinjtë e rritur rishtazi nga toka, që mban një etiketë të veçantë, Etna D.O.C (origjinë e kontrolluar).
View this post on Instagram
2. Të flesh nën tokë, në shpellat e një miniere të vjetër argjendi
Sala Silvergruva ka qenë një minierë e vjetër argjendi në Suedi, e cila u mbyll në vitin 1950. Më tej ajo ka shërbyer si shpellë eksplorimi. Shumë shpejt u bë një pikë e frekuentuar nga ato turistë, të cilët kërkonin të eksploronin thellësitë e saj drithëruese. Por disa prej tyre nuk mjaftohen vetëm me zbulimin e shpellës, prandaj shfrytëzojnë mundësinë e rrallë, për të kaluar një natë në dhomën e vetme të hotelit të minierës. Ky udhëtim nuk është për ato që kanë zemrën e dobët , sepse është rreth 1000 metra e thellë.
View this post on Instagram
3. Llixhat në Island të ndërtuara në bazën e një mali
Llixhat e ndërtuara në malin Reykjafell, në Islandën e Jugut, ofrojnë një pamje magjepëse. Ngrohtësia që ato lëshojnë, shërben jo vetëm si pjesë kurative për trupin dhe shëndetin, por gjithashtu përdoret për të furnizuar pajisjet e jashtme të hotelit. Llixhat gjinden vetëm 30 minuta larg nga kryeqyteti i vendit, Reykjavík.
View this post on Instagram
4. Mirazhet nënujore buzë liqenit
Kalimtarët mund të gabojnë kur mendojnë se kjo shtëpizë e vogël është një rezidencë Suedeze e thjeshtë, e pa rafinuar, e cila qëndron mbi ujë. Por në të vërtetë, dhjetë metra poshtë sipërfaqes, shtrihet një dhomë gjumi dyshe, e pajisur me dritare të mëdha prej xhami, brenda të cilës mysafirët flenë të rrethuar nga dhjetëra specie peshqish, të cilët banojnë në liqen.
View this post on Instagram
5. Një pallat akulli i ndërtuar mbi ujë të ngrirë
Hoteli i Akullit në Balea të Rumanisë, është rindërtuar në vitin 2005. Ai gjendet mbi një liqen të ngrirë, dhe mirëpret turistët në dhomat e akullit dhe në igloo (shtëpiza të ndërtuara me blloqe dëbore). Për të mbajtur sa më ngrohtë turistët, hoteli ofron shumë verë të nxehtë të gazuar dhe shumë batanie.
View this post on Instagram
Burimi i lajmit: euronews. Përshtati ‘Priza.al’