FOTO/ Humb jetën burri që bëri shpikjen e madhe, ja ‘lidhja speciale’ me Ornella Mutin

Lou Ottens, shpikësi hollandez që krijoi kasetën e parë, ka humbur jetën në moshën 94 vjeçare. Inxhinieri vdiq në qytetin e tij të lindjes Duizel, fundjavën e kaluar. Nuk bëhet i ditur shkaku i vdekjes. Z. Ottens krijoi shiritin e parë të kasetës në vitin 1963, dhe që nga atëherë, rreth 100 miliardë kaseta janë shitur në të gjithë botën.

Lou Ottens, the Dutch inventor who created the first cassette tape, has died aged 94. Mr Ottens created the first cassette tape in 1963

Shpikja e tij revolucionarizoi mënyrën se si njerëzit dëgjonin muzikë. Duke folur në një intervistë në vitin 2013 me revistën ‘Time’ për të shënuar 50 vjetorin e krijimit të kasetës, ai tha se ajo ishte një ‘sensacion’ që nga momenti kur u zbulua.

Ekipi i inxhinierëve të Ottens kishte për detyrë të shndërronte regjistruesit në paisje më të vogla e më praktike për konsumatorin. Rezultati përfundimtar ishte kaseta. Ylli i filmit italian Ornella Muti, shfaqet në foto me disa kaseta, shpikjen më të re në atë kohë.

Mr Ottens' team of engineers were tasked with converting the bulky reel-to-reel tape recorders of the era into a more portable and consumer-friendly gadget. The end result was the cassette tape. Pictured, Italian film star Ornella Muti with cassettes

Ottens arriti në një marrëveshje me ‘Philips’ dhe ‘Sony’ që i dhanë patentën shpikjes së kasetave. Sony nxori në treg ‘Walkman’, kasetofoni më i zhvilluar i cili ‘pushtoi’ botën sa hap e mbyll sytë. Z.Ottens e quajti atë “aplikacioni ideal” për shpikjen e tij. Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail

https://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-9350017/Lou-Ottens-Dutch-inventor-created-iconic-cassette-tape-1963-dies-aged-94.html

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *