FOTO/ I akuzuar për disa atentate, sot plagosi me armë të riun në Tiranë. Kush është Klajdi Kodra…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar i identifikuar si, Reginaldo Kaçorri, me origjinë nga Rrësheni.

Ngjarja u regjistrua pranë Kompleksit Olimpik në rrugën “Liman Kaba”, pas një konflikti të çastit ku u përfshinë i riu dhe dy persona të tjerë.
Autori i plagosjes është identifikuar nga policia si, Klajdi Kodra, 31-vjeç, nga Laçi.

Ai është me precedentë penalë dhe një emër i njohur për policinë.

Më 12 gusht të vitit 2016, ai u arrestua nga policia për plagosje, një ngjarje e ndodhur tek “Komuna e Parisit”, më 3 gusht të vitit 2016. Por rezulton autor edhe i 3 plagosjeve të mëparshme, për të cilat ka kryer edhe burg.

Klajdi Kodra, është djali i nënkampiones së qitjes, Lindita Kodra, i cili u arrestua për atentatin e ndodhur në gusht 2017, tek “Komuna e Parisit” ku mbeti i plagosur 26-vjeçari Lorenc Hoxha, si një nga bashkëpunëtorët, bashkë me Dejvis Rrustemaj. Kodra është dënuar disa herë më parë për veprat penale: “plagosje”, “vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje”.

Tre plagosjet dhe atentati

Në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Policia asokohe shpalli në kërkim 20-vjeçarin Klajdi Kodra, si autor i dyshuar për plagosjet. Ndërkohë, në vitin 2011, 21-vjeçari Kodra ka qëlluar me armë për të vrarë një 26¬vjeçar, i cili fatmirësisht ishte jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, u shpall në kërkim shtetasi Klajdi Fatmir Kodra, 21 vjeç.


Në rrugën “Ymer Kurti”, në Tiranë, pas një grindjeje për motive të dobëta, midis Kodrës dhe shtetasve Roland Laçi dhe Elvis Burimi, në grindje e sipër, dyshohet se shtetasi Kodra, qëlloi me armë zjarri, duke plagosur shtetasin Roland Sabri Laçi, 26 vjeç, me banim në Tiranë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u fiksuan në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e kalibrit 9 mm dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Klajdi Kodra. Ndërkohë, në vitin 2013, ndodhi një plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial.
Personi i plagosur, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.

Organizatori tjetër i atentatit te "Komuna", ish-i dënuar për plagosje me armë - Gazeta Shqiptare Online

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *