Mehmet Qema, 27-vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në rrugën “5 Maji” në Tiranë. I ndjeri ka qënë një emër i njohur për publikun, ndërsa shoqërohej me reperë të njohur dhe ka dalë në disa videoklipe. Së fundmi Qema ishte shfaqur në një videoklip të xhiruar nga moderatori Meriton Mjekiqi. Në lidhje me vrasjen janë shpallur në kërkim 5 persona, që kanë qenë në vendin e ngjarjes, mes të cilëve edhe autori i dyshuar Marjus Dema, i cili ka qenë në tavolinë me viktimë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
“Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes, dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia.
“Top Channel” raporton se një nga të shpallurit në kërkim për “moskallëzim krimi” është edhe i dashuri i këngëtares shqiptare Baby G, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i Stresit, Blerim Hori, ose i njohur ndryshe si Lim Hoti.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes ishte edhe Erlin Peka, i cili është shpallur në kërkim. Raportohet se viktima Mehmet Qema njihej edhe me nofkën “tallman” ose “hasjanali” dhe vetëm disa ditë më parë kishte ardhur nga Londra.
Mehmet Qema, banues në rrugën “5 Maji”, 27 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri nga miku i tij Marjus Dema. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në lagjen e Qemës, ku viktima bashkë me autorin dhe disa djem të tjerë, ishin mbledhur të pinin në një lokal, pavarësisht se ora policore kishte kaluar.