Një fermë e zakonshme e një fermeri befas është transformuar në një super-shtëpi që është ngritur midis një hangari bujqësore dhe dy siloseve që më parë shërbenin si depozita për të mbajtur drithin.
Shtëpia gjendet në një hapësirë të gjelbëruar dhe tashmë është nxjerr në treg për 1.6 milionë paund.
Bëhet fjalë për pronën unike që gjendet në rrugën “Church”, në fshatin idilik të Bildeston-it, në Britaninë e Madhe.
Brenda saj janë katër dhoma gjumi, pesë tualete dhe hapësira të mjaftueshme për studime dhe për të bërë ndonjë aktivitet fizik.
Pavarësisht se gjendet pak metra larg kishës së “Shën Mari Magdalena-s”, kjo shtëpi është e “lidhur” me ish-siloset e drithit, që janë shndërruar në një hapësirë të përkryer akomodimi.
Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë e publikuar më poshtë që tregon në detaje hapësirat e rregulluara të kësaj shtëpie, që për blerësin e ardhshëm do të mund t’i shërbenin për thuajse çfarëdo lloj aktiviteti.
Megjithatë kushdo që është i interesuar për të duhet të ndajë nga paratë e kursyera shumën prej 1.6 milion funte – kjo për faktin se brenda saj janë bërë investime të mëdha.
/Priza.al/