FOTO/ I përqafuar me nënën deri në vdekje… Tragjedia e radhës e një këlyshi majmuni fiksohet nga aparatet në Zambia

Bota e kafshëve është sa e bukur, po aq edhe e çuditshme por dhe tragjike nga ndonjë herë. Jetën nga vdekja e ndan një fije e hollë dhe kur kjo e fundit vjen, nuk të pyet nëse je një mashkull apo një femër, një nënë apo një këlysh, por çdo gjë ndodh sa hap e mbyll sytë në të gjithë barbarinë e saj kafshërore.

Në një tjetër moment therës nga bota e egër, një këlysh i vogël majmuni shihej sot në disa foto që mbahej te trupi i nënës së tij, e cila varej e vdekur në gojën e një leopardi.

Këlyshi i vogël refuzonte të lëshonte trupin e nënës së tij, pasi grabitqari e kishte vrarë atë në parkun kombëtar Luangwa në Zambia, pa e kuptuar rrezikun fatal në të cilin e vinte veten.

Një ditë më parë, një fotograf dëshmonte një rast thuajse të njëjtë me këlyshin e një tjetër majmuni, nëna e të cilit ishte vrarë nga luanët në savanat e Afrikës së Jugut.

Edhe në këtë rast i vogli u vra nga leopardët e tjerë, në tufën e drejtuar nga femra Olimba, pas gjuetisë së 14 tetorit, sipas vendasve.

Momentet u kapën nga fotografi vendas i botës së egër, Shafeeq Mulla, i cili tha: “Natyra nuk është gjithmonë e shkëlqyeshme dhe këto foto tregojnë realitetin e ashpër të jetës në të.

Për të pasur një mjedis të qëndrueshëm, kafshët duhet të vdesin që të tjerat të mbijetojnë”,- shtoi ai.

Momentet e pashpresa tregonin kur bebja majmun mbahej te trupi i nënës së vrarë nga leopardi.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *