Angelina Jolie i ka shtuar benzinë zjarrit përsa i përket romancës së përfolur me The Weeknd, duke dalë për darkë me të në Giorgio Baldi në Santa Monica të shtunën mbrëma.
Nëna e gjashtë fëmijëve, 46, dhe këngëtari kanadez, 31, kaluan dy orë e gjysmë brenda një pjese private të restorantit luksoz italian të drejtuar nga familja.
Ata shkuan në restorant veçmas mirëpo u larguan së bashku pas ngrënies. Jolie hipi në pjesën e pasmetë SUV-it të zi të The Weeknd dhe ata u nisën për në shtëpinë e tij Bel-Air prej 70 milion dollarësh.
Kujtojmë se edhe pse i dhanë fund martesës së tyre para pak vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Bitt duket se akoma janë në një “luftë të hapur” mes tyre.
Pas mosmarrëveshjeve të mëdha në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve të tyre, dyshja u përplasën sërish për një pronë luksoze që ata zotërojnë në Francë.
Bëhet fjalë për një vend ku ata i thanë “po” njëri-njëri tjetrin dhe lidhën jetët e tyre bashkë.
Tanimë vendimi është marrë dhe mosmarrëveshja më e fundit ligjore midis dyshes mbi pronën në Francë është zgjidhur.
Aktores do t’i lejohet të shesë aksionet e saj në kantinën e verës dhe zonën përreth, ku u martua me Pitt, tek një palë e tretë.
/Priza.al/