Së fundmi është publikuar një foto që identifikon Wanda Nara-n dhe këngëtarin L-Gante duke u puthur në rrugët e “Kuilmes” në Argjentinë. Pas publikimit të këtyre fotove, të cilat u bën menjëherë virale, nuk mungoi reagimi i aktores kryesore, Wanda-s.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ajo qartësoi, duke u shprehur se:
“L-Gante nuk po më puthte, ndryshe nga sa është folur për interpretimin në atë foto. Ama është e vërtetë se ishim bashkë në një vend dhe po argëtoheshim, pa e vrarë mendjen për personat që ndodheshin rreth nesh. Ju siguroj se ka qenë një nga mbrëmjet më të lumtura, sesa kohët në Europë (nënkuptim ndaj Icard-it)”,– përfundoi ish-bashkëshortja e Mauros.